Një grua australiane që i ka dashur lodrat Shopkins që kur ishte fëmijë, mblodhi një koleksion rekord prej 2,656 artikujsh të ndryshëm.
Alexa Szerstuk, banore e Mareeba, Queensland, tha se u dashurua me lodrat Shopkins kur një shoqe klase i solli disa në shkollë kur ishte 7 vjeç.
Szerstuk tha se filloi të blinte vetë lodrat e saj Shopkins dhe tani ka një koleksion prej 2,656 artikujsh unikë – megjithëse koleksioni i saj numëron më shumë se 4,000 nëse llogariten dyfishimet.
Ajo mori rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të Shopkins nga gruaja britanike Rhianna Connors, koleksioni i së cilës u numërua në 2,271 copë në vitin 2019.
Shopkins – lodra të vogla në formë ushqimi, veshjesh dhe objektesh të tjera – u lansuan nga Moose Toys e Australisë në vitin 2014. Linja u ndërpre në vitin 2023.
“I dua Shopkins sepse kur u lansuan për herë të parë nuk kishte asgjë të ngjashme me to në treg, veçanërisht për vajzat”, tha Szerstuk për Guinness World Records.
“Fillova të koleksionoja në vitin 2014 kur isha shtatë vjeç dhe ato u lançuan për herë të parë. U bë një obsesion i tillë sepse ishte thjesht shumë emocionuese të kishe një pako dhe të gjeje ato që nuk i kishe dhe të shihje nëse do të merrje një edicion special apo edhe një shtesë të kufizuar”, shtoi ajo. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com