KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2027

Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2027

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2027.

Dardanet do ta nisin edicionin e ri të garave në kuadër të Grupit C2 në Ligën C, ku përballë do të kenë përfaqësueset e Kroacisë, Gjibraltarit dhe Bullgarisë.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë më 3 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjibraltarit, në një sfidë ku synohet start pozitiv para tifozëve vendas.

Katër ditë më vonë, më 7 mars, Kombëtarja jonë do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të përballet me kombëtaren kroate në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek“ në Karlovac. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.