Një tjetër protestues është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas pamjeve, dyshohet se protestuesi kishte probleme nga gazi lotsjellës, ndërsa dyshohet gjithashtu se kishte edhe probleme me këmbën.
Pas kësaj, ka mbërritur edhe një ambulancë e dytë, e cila gjithashtu është larguar.
Ndërkohë, ka nisur edhe marshimi i protestuesve, të cilët janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe destinacioni i radhës ende nuk dihet.
Ndërkohë, Rruga e Durrësit po boshatiset nga protestuesit, të cilët kanë nisur marshimin e parë, ndryshe nga herët e tjera. /euronews
Burimi: zeri.info ↗

