KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lejuan lojëra fati dhe kultivim kanabisi, përjashtohen nga radhët e Policisë ish zv.drejtori dhe ish-shefi i Komisariatit në Lezhë

Lejuan lojëra fati dhe kultivim kanabisi, përjashtohen nga radhët e Policisë ish zv.drejtori dhe ish-shefi i Komisariatit në Lezhë

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit ish-zëvendësdrejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka, si dhe ish-shefi i Komisariatit, Oltion Gjoni.

Për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, i cili aktualisht mban mban detyrën e zv/drejtorit për Rendin në Policinë e Kukësit është vendosur masë disiplinore “ulje në gradë” për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjoka, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Vendimi ka ardhur pasi gjatë periudhës së drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues, në qendër të qytetit funksiononte prej kohësh një kazino trekatëshe me mbi 20 makineta dhe sallë pokeri, ku gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Po ashtu një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit funksiononte që prej muajit gusht të 2025 në rrugën nacionale Lezhë-Milot, ku gjatë operacionit u sekuestruan mbi 1 mijë bimë kanabis. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.