KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Dacia shton dy modele të reja dhe asnjëra nuk do të prodhohet në Rumani

Dacia shton dy modele të reja dhe asnjëra nuk do të prodhohet në Rumani

Kompania Dacia, prodhuesi më i madh i makinave në Rumani, po përgatitet të zgjerojë ndjeshëm gamën e saj me dy modele krejtësisht të reja.

Modeli i parë do të jetë një “karavan me elemente crossover”, i njohur aktualisht si C-Neo, i cili do të prodhohet në Turqi dhe jo në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se fabrika e kompanisë në Mioveni do të fokusohet vetëm në prodhimin e modeleve ekzistuese SUV.

C-Neo do të përdorë platformën CMF-B dhe pritet të ofrohet me disa variante motorësh, përfshirë benzinë, LPG dhe hibride.

Ndërkohë, Dacia po përgatit edhe një makinë elektrike të vogël urbane, e cila do të prodhohet në Novo Mesto në Slloveni dhe pritet të kushtojë rreth 18 mijë euro.

Përveç këtyre risive, kompania tashmë prodhon disa modele edhe në Marok, duke treguar se po funksionon gjithnjë e më shumë si prodhues global. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.