KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Këmbësori goditet për vdekje në Fushë Kosovë

Këmbësori goditet për vdekje në Fushë Kosovë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në “Rrugën e Pejës”, te semaforët në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga një veturë.

Aksidentin me fatalitet e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas Hoxhës, ekipet relevante policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

“Një person është ndaluar në këtë fazë nga Policia dhe hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Hoxha.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe se detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.