KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi-Candaroglu: Ndërtojmë ura partneriteti me respekt të ndërsjelltë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Gashi-Candaroglu: Ndërtojmë ura partneriteti me respekt të ndërsjelltë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi priti sot në ambientet e Kuvendit Mustafa Candaroglu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutkoy, si dhe një delegacion të miqve nga Stambolli.

Gashi theksoi se kjo vizitë, e cila vjen pas takimit të mëparshëm në Stamboll, është një shenjë e qartë e vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në Kuvend, z. Mustafa Candaroğlu, Kryetarin e Bashkisë së Arnavutköy, si dhe miq të çmuar nga Stambolli. Kjo vizitë, si vazhdim i takimit tonë të mëhershëm në Stamboll, është dëshmi e vullnetit të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona. Shpreha mirënjohjen për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndërtuar ura të qëndrueshme partneriteti, në frymën e miqësisë tradicionale dhe respektit të ndërsjellë”, shkroi Gashi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.