Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti komunikacioni.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, i cili përmes një reagimi publik njoftoi se viktima ishte djali i tezës së tij.
Sipas Rafunës, i ndjeri jetonte në Zvicër dhe ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit apo vendin ku ka ndodhur ngjarja.