KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jose Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu”? Real Madridi merr vendimin përfundimtar për portugezin

Jose Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu”? Real Madridi merr vendimin përfundimtar për portugezin

Trajneri Jose Mourinho nuk do të jetë në stol në “Santiago Bernabeu” më 25 shkurt për shkak të pezullimit dhe gjithashtu nuk ka asnjë shans të rikthehet te Real Madrid në të ardhmen e afërt, sipas “Diario AS”.

Pavarësisht spekulimeve pas ndeshjes së parë mes Benficas dhe Real Madridit, drejtuesit e klubit nuk e kanë konsideruar atë si kandidat për postin në javët e fundit.

Sipas raportimeve, Real Madrid po i jep përparësi punës së Alvaro Arbeloas në krye të ekipit, edhe pse besimi është lëkundur pas humbjes në Osasuna.

Ndërkohë që klubi vazhdon të monitorojë tregun e trajnerëve, Mourinho nuk është pjesë e planeve të tyre. Trajneri portugez, aktualisht te Benfica, e ka mohuar publikisht çdo mundësi rikthimi dhe mbetet i fokusuar te projekti i tij aktual.

Dëshira e madhe e Realit mbetet Jurgen Klopp, por ende është e paqartë nëse tekniku gjerman do të rikthehet në stol pasi thuhet se është i lumtur me punën te Red Bull.

Reali aktualisht mbetet i fokusuar për ta eliminuar Benfican nga Liga e Kampionëve, si dhe ta fitojë La Liga-n./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.