KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjorgjievski: Shkupi do të bëhet me Luna Park modern, një hapësirë argëtimi për të gjitha moshat

Gjorgjievski: Shkupi do të bëhet me Luna Park modern, një hapësirë argëtimi për të gjitha moshat

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në intervistë për Radio Evropën e Lirë, ka bërë të ditur se Luna Parku që pritet të ndërtohet në Shkup nuk do të jetë vetëm për fëmijë.

Gjorgjievski njoftoi se deri në qershor të vitit 2027, pret që të hapet zyrtarisht parku argëtues për të gjitha moshat.

“Do të jetë një park argëtimi për të gjitha moshat. Më në fund, Shkupi do të ketë një Luna Park, dhe ashtu siç u kam premtuar qytetarëve, jam thellësisht i bindur se procedura do të ketë sukses. Tani jemi në fazën përfundimtare të tenderit. Besoj se do të zgjidhet një ndërtues serioz dhe se rreth qershorit 2027 do të mund të prehet shiriti (të bëhet hapja zyrtare ). Më në fund, fëmijët tanë do të kenë një vend ku do të krijojnë kujtime dhe ku do të mund të kalojnë fëmijërinë e tyre në mënyrë të lumtur”, tha Gjorgjievski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.