KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fikje mikrofonash, kërcënime dhe prekje fizike, të gjithë banorët në televotim

Fikje mikrofonash, kërcënime dhe prekje fizike, të gjithë banorët në televotim

Në spektaklin e së shtunës, tensioni në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte në nivele të larta, ndërsa të gjithë banorët janë futur në televotim dhe një prej tyre do të largohet nga programi.

Vendimi i papritur erdhi pas një serie incidentesh, ku shumica e banorëve, përfshirë Selin, Greta, Rogerti, Livia, Miri dhe Mateo, nuk kanë respektuar rregullat e Vëllait të Madh, duke sjellë tension dhe situata të pakëndshme brenda shtëpisë.

Artani, një nga banorët e përfshirë, shprehu pakënaqësinë e tij për këtë vendim, duke theksuar se disa prej banorëve nuk kanë thyer rregullat dhe se përfshirja e të gjithëve në televotim ishte e padrejtë.

Lista e banorëve që shihen të rrezikuar për eliminim përfshin Stenaldo, Mali, Miri, Marko, Rogerti, Artani, Juela, Livia, Gimbo, Selin, Mateo, Brikena, Shndrit, Greta, Arditi dhe Alesio, duke e bërë këtë javë një nga më dramatiket dhe të paparashikueshmet në historinë e programit.

Javë pas jave, shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 vijon të surprizojë me zhvillime të papritura. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.