“Sot u zhvillua inspektimi i punimeve në Korridorin 8, në segmentin Gostivar – Bukojçan, ku të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, kryeministri Hristijan Mickoski, ekselenca e saj U.D. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, Koordinatori i grupit parlamentar, Bekim Qoku, si dhe shumë personalitete të tjera institucionale”, njoftuan nga VLEN.
Nga VLEN-i thonë se ky projekt nuk është thjeshtë një rrugë, por një arterie strategjike që lidh vendin tonë me rajonin dhe hap horizonte të reja për zhvillim ekonomik, bashkëpunim dhe integrim.
“Dinamika e punimeve po zhvillohet me ritëm të përshpejtuar, në përputhje me afatet e parapara, duke dëshmuar përkushtimin e përbashkët për realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti strategjik. Korridori 8 është një nga projektet më prioritare të qeverisë, me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjes rajonale. Ky inspektim është dëshmi e qartë se VLEN është pjesë e veprimit dhe e rezultateve të prekshme për qytetarët, duke e vendosur Korridorin 8 në qendër të vizionit për një të ardhme më të zhvilluar, më të lidhur dhe më të integruar”, thonë nga VLEN.