8 persona humbën jetën në liqenin Baikal në Rusi pasi një veturë me turistë kinezë ra në akull pranë ishullit Olkhon.
Sipas mediave lokale, vetura po udhëtonte mbi akull.
Në zonën e lëvizjes kishte një çarje dhe vetura ra dhe u zhyt nën ujë në një thellësi prej rreth 18 metrash.
Vetëm një turist arriti të dilte, ai tashmë u ka dhënë dëshmi hetuesve.
Shoferi dhe shtatë turistë vdiqën, përfshirë një çift me një fëmijë 14-vjeçar.
Zhytësit po punojnë në vendin e tragjedisë. Raportohet se trupat e të gjitha viktimave janë lokalizuar.
Raportohet se një çështje penale është hapur për incidentin. /Telegrafi/