KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë kërkon tërheqjen e propozim-ligjit për përmbaruesit

Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë kërkon tërheqjen e propozim-ligjit për përmbaruesit

Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë kërkon tërheqjen e propozim-ligjit për përmbaruesit që ndodhet në ENER.

Sipas tyre, drafti aktual është në dëm të qytetarëve, pasi për një borxh prej 500 denarësh shuma mund të rritet në mijëra denarë për shkak të përfshirjes së avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve.

Ata kërkojnë që procedura të thjeshtohet, në mënyrë që kreditori ta njoftojë drejtpërdrejt qytetarin, pa ndërmjetësimin e institucioneve të tjera. Po ashtu, kërkojnë të përfshihen në hartimin e ligjit dhe të zhvillojnë takim me kryeministrin. Sipas tyre, aktualisht ka rreth 20–30 mijë lëndë të tilla dhe nuk përjashtojnë mundësinë e protestave.

“P.sh për ndonjë faturë prej 500 denarësh, varësisht nga komuna, ujësjellësi apo parkingje, në vend që ndërmarrja apo kreditori të kërkojë që qytetari të paguaj, ata angazhojnë avokat…t’ua shpjegojë kur qytetari ka borxh prej 500 denarësh, kreditori angazhon avokat, avokati vetëm për atë që do shkruaj një shkresë për ta informuar qytetarin, qytetari duhet të paguaj plus 6 mijë denarë, më pas çështja kalon në notar, dhe notarit duhet ti paguaj plus 4 mijë denarë, notari bënë procedurë ta informojë qytetarin apo jo, e bëjnë me qëllim këtë, dhe në fund lënda shkon tek përmbaruesi dhe krijohet një shumë prej 15 mijë denarëve”, tha Маrјаn Risreski, kryetar i Sindikatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.