Ushtria amerikane njoftoi se ka goditur një anije në Oqeanin Paqësor lindor, si pasojë e së cilës humbën jetën tre burra.
Operacioni u bë publik përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale.
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e paraqiti aksionin si një sukses në luftën kundër trafikut të drogës, duke theksuar përpjekjet për shkatërrimin e anijeve që dyshohen për përfshirje në tregtinë e paligjshme të narkotikëve në atë rajon.
Në një mesazh në rrjetin social X, ushtria deklaroi se anija “ishte e përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve”.
Megjithatë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se nuk ka mundur të verifikojë menjëherë në mënyrë të pavarur këto pretendime.
Detaje të tjera mbi identitetin e viktimave apo rrethanat e plota të operacionit nuk janë bërë ende publike. /Telegrafi/