Sekretari amerikan Marco Rubio ka bërë të ditur se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka vlerësuar rolin e Kosovës në promovimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Rubio tha se e ka falënderuar Kosovën për kontributin e saj si vend themelues i Bordin e Paqes, si dhe për angazhimin e presidentes Osmani në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
“U takova me presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza”, shkroi Rubio.
Sipas tij, përkushtimi i Kosovës në këto iniciativa dëshmon rolin konstruktiv të vendit në çështjet globale të sigurisë./Telegrafi/