Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka reaguar publikisht pasi në rrjet qarkulloi videoja e publikuar nga Labinot Rexha, ku pretendohet se shihet Bia Khalifa me një telefon në dorë brenda dhomës së rrëfimit.
Sipas Labinotit, pajisja në fjalë i përkiste Albës dhe fakti që ndodhej brenda shtëpisë do të përbënte shkelje të rëndë të rregullave të formatit. Videoja shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale dhe ngriti pikëpyetje te publiku për situatën e pretenduar.
E lidhur me këto akuza, Alba – e cila javë më parë u tërhoq nga gara – publikoi një InstaStory ku mohon kategorikisht çdo pretendim se ka përdorur telefon gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në reagimin e saj ajo shkruan: “Alba sipas gjithë banorëve lojtarja më e fortë! Madje edhe sipas shumicës së publikut! Nëse do përdorja telefon a do dilja nga Bigu? Se logjikisht nëse përdor telefon do dija forcën në publik dhe nuk do kisha ardh në gjendjen për të dal nga BBVIPKS 4 duke parë që në Prime të tjerët po dilnin mirë në kurrizin tim dhe kështu futesha në rrjedhë logjike me veten që ndoshta edhe në 24/7 në publik mund të kenë dalë gjërat si në Prime dhe jo siç janë në totalin e tyre real. Ju lutem mos me ofendoni aftësinë e strategjisë edhe lojës të fortë në Big fjala se kam pas telefon në përdorim. Kam aq shumë energji dhe besim te vetja dhe destinimi im saqë nuk kam pas dhe nuk do kem nevojë për hile në jetë në çdo hap të jetës. Jo si disa që kanë shit shpirtin për lek dhe famë! Sorry not sorry… Ky është realiteti që shumica shiten veten dhe u bënë tapet i famës dhe lekut duke harruar fytyrën para Zotit dhe të dashurve tyre! Uroj një ditë kuptoni vlerat reale në jetë”.
Foto: Alba Pollozhani/InstaStory
Reagimi i saj ka ndezur edhe më shumë debatet mes ndjekësve, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga produksioni lidhur me pretendimet e ngritura. /Telegrafi/