KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Paga e 13-të, 867 milionë euro për komunat”, Kurti tregon çka përmban buxheti 2026​

“Paga e 13-të, 867 milionë euro për komunat”, Kurti tregon çka përmban buxheti 2026​

Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se miratimi i Buxhetit të vitit 2026 është një zhvillim shumë i rëndësishëm për Republika e Kosovës dhe për qytetarët e saj.

Ai rikujtoi se buxheti ishte dashur të miratohej në fund të vitit të kaluar, por u bë i mundur vetëm tani.

Kurti falënderoi deputetët për votën mbështetëse, si dhe për vërejtjet dhe kritikat e tyre, të cilat, sipas tij, do të adresohen gjatë rishikimit të buxhetit.

“Megjithatë, buxheti i miratuar sot, në vlerë prej rreth 4 miliardë euro, parasheh 867 milionë euro për komunat; përfshin pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik; përmban ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 për qind në 0.50 për qind për 15 vitet e para; si dhe shtyrjen e afatit për zbatimin e shkallës progresive të tatimit në pronë, derisa të miratojmë Ligjin e ri për Tatimin në Pronë, në konsultim me komunat e vendit tonë”, ka shkruar ai.

Kurti thotë se gjithashtu, më të rritet mbështetja për barna esenciale, për kulturën dhe për sportin. Rritet edhe mbështetja për ndërmarrësit në sektorin privat dhe për bujqit, si dhe për investime në infrastrukturë publike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.