Një tragjedi ka ndodhur në mesin e ushtarëve francezë.
Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua aksidentalisht në kokë gjatë një loje me kolegët e tij.
Incidenti ndodhi të shtunën e 8 shkurtit në spitalin ushtarak Percy, në periferi të Parisit, shkruan bbc.
Viktima, Brigadier Alexandre Lanckbeen, u plagos rëndë gjatë një “loje” ku disa ushtarë tentonin të merrnin armët e njëri-tjetrit. Më pas u konstatua se arma ishte me fishekë të vërtetë.
Lanckbeen u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë më 14 shkurt.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet dhe tre ushtarë janë çuar para gjykatës. Njëri akuzohet për dhunë me armë që çon në pasoja të rënda, ndërsa të tjerët për shkelje të sigurisë.
Prokuroria po shqyrton gjithashtu mundësinë e manipulimit të vendit të ngjarjes për të penguar hetimin. Ky incident tronditi komunitetin ushtarak francez dhe ngre pyetje të rënda mbi sigurinë dhe përdorimin e armëve në ambiente festive. /Telegrafi/