KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erdhi me bujë në janar, ylli i Barcelonës i zemëruar me Hansi Flick shkaku i minutazhës

Erdhi me bujë në janar, ylli i Barcelonës i zemëruar me Hansi Flick shkaku i minutazhës

Sipas raportimeve të fundit nga “Diario Sport”, situata e Joao Cancelo te FC Barcelona po bëhet e tensionuar për shkak të mungesës së minutave nën drejtimin e Hansi Flick.

Mbrojtësi portugez, 31-vjeçar, i huazuar nga Al Hilal, ka luajtur vetëm 12 minuta në tri ndeshjet e fundit të La Ligas, gjë që ka ngritur dyshime serioze për një transferim të përhershëm në verë.

Cancelo thuhet se e kishte pranuar një rol dytësor pas rikthimit, por mundësitë e kufizuara e kanë lënë të zhgënjyer në stol në ndeshjet e fundit. Edhe kur Alejandro Balde u la jashtë formacionit, Flick preferoi Gerard Martin, duke e lënë portugezin sërish pa minuta.

Deri tani, Cancelo ka luajtur në pesë nga tetë ndeshjet e mundshme, me vetëm dy ndeshje titullar dhe nuk ka arritur të krijojë vazhdimësi.

Megjithatë, raportet sugjerojnë se situata mund të ndryshojë në sfidën e së dielës kundër Levante, sidomos pasi ai është regjistruar për Ligën e Kampionëve dhe Barça ka nevojë për më shumë gjerësi në sulm./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.