Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim prezantues të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Annu Prattipati.
Takimi shënoi fillimin e mandatit të ri të Prattipati në krye të misionit diplomatik amerikan në vend, ku ajo përcolli urimet e saj për zëvendëskryeministrin Konjufca dhe konfirmoi vazhdimësinë e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën.
Gjatë bisedës, u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale politike në Republika e Kosovës dhe mbi thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve. Zëvendëskryeministri Konjufca paraqiti vizionin dhe prioritetet e politikës së jashtme që do të udhëheqë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në mandatin e ri, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të diplomacisë kosovare.
Në takim u diskutua edhe për proceset e brendshme politike pas themelimit të institucioneve të reja në vend. Të dy palët nënvizuan se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbetet shtyllë e qëndrueshme dhe e pazëvendësueshme për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
Institucionet e Kosovës ritheksuan përkushtimin për të avancuar partneritetin me SHBA-në në të gjitha fushat me interes të përbashkët./Telegrafi/