KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë

Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

Gjatë mandatit të kaluar qeveritar, Nimoni ka shërbyer si shef i Kabinetit të ministres së Drejtësisë, duke qenë i përfshirë në koordinimin e punës dhe agjendës institucionale të këtij dikasteri.

Kryeministri Kurti e ka uruar Nimonin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive që dalin nga kjo pozitë.

Kujtojmë se ministre e Drejtësisë për këtë mandat katërvjeçar të “Kurti 3” është emëruar Donika Gërvalla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.