Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka shpjeguar pse dëshiron që Pep Guardiola të mbetet në Ligën Premier, megjithëse ka treguar edhe se kë duhet ta emërojë Manchester City nëse spanjolli vendos të largohet.
Manchester City i Guardiolës nuk ka qenë në formën e tij më të rrjedhshme këtë sezon, por me 12 ndeshje të mbetura në Ligën Premier, ata ndodhen vetëm pesë pikë pas liderit Arsenal, duke pasur edhe një ndeshje më pak të zhvilluar se “Topçinjtë”.
Klubi nga Mançesteri vazhdon gjithashtu të jetë në garë për FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve këtë edicion.
Pavarësisht se City është në katër fronte, sezoni 2025/26 është shoqëruar me thashetheme dhe pasiguri sa i përket së ardhmes së Guardiolës në “Etihad”.
Trajneri i Cityt, i cili ka fituar 18 trofe që nga ardhja e tij në vitin 2016, nënshkroi një zgjatje kontrate deri në qershor 2027 në nëntor 2025. Megjithatë, ka pasur raportime që sugjerojnë se ky sezon mund të jetë i fundit i Guardiolës në krye të skuadrës.
Maresca, i cili aktualisht është pa punë, iu bashkua Cityt si trajner i të rinjve në sezonin 2020/21, përpara se të bëhej ndihmëstrajner i ekipit të parë nën drejtimin e Pepit gjatë sezonit 2022/23, kur klubi fitoi tripletën.
Megjithatë, Rooney mendon se një tjetër ish-trajner i Ligës Premier duhet ta pasojë Guardiolën te City.
“Nëse Pep largohet, ata duhet të shkojnë dhe të marrin Vincent Kompanyn, aktualisht trajner i Bayern Munich”.
“Ai e njeh klubin, ka qenë i suksesshëm me Bayernin në një mënyrë të ngjashme. Duket se ka mësuar nga Pep”.
“Pep ndoshta do ta zgjedhë trajnerin e ardhshëm. Nëse largohet, me shumë gjasë do të jetë pjesë e procesit për ta përzgjedhur pasuesin”.
“Mendoj se, për sa i përket Pepit, ai e sheh veten pak si një mësues. Ka qenë në klub për 10 vite dhe do të dëshirojë ta lërë klubin në një gjendje të mirë”, ka deklaruar Rooney./Telegrafi/