Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë në rajonin e Petrovecit në Shkup. Siç thonë nga policia, ai u godit nga një konstrukt metali derisa kryente punë ndërtimore në një fabrikë në Shkup.
“Më 19.02.2026, në orën 15:00, në SPB-Shkup u raportua se në zonën industriale në Komunën e Petrovecit, gjatë kryerjes së punëve në një objekt në ndërtim të një fabrike, një profil metalik ra nga lartësia mbi E.A. (23) nga Velesi, i cili vdiq në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të marra”.
“Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion. Rasti është raportuar tek inspektori i punës, dhe një ekip hetues nga SPB-Shkup ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga MPB.