KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026 nëse nuk përkrahen amendamentet e tyre

​LDK nuk e voton buxhetin për vitin 2026 nëse nuk përkrahen amendamentet e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk do të përkrahin Projektligjin për buxhetin për vitin 2026.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kanë paraqitur 21 amendamente për buxhetin, por të cilat nuk kanë gjetur përkrahje në komisione parlamentare.

Megjithatë, Lushaku kërkoi që amendamentet të hidhen në votim, pasi adresojnë probleme reale të qytetarëve, raporton kp.

“Ne kemi paraqitur 21 amendamente për Projektligjin për buxhetin për vitin 2026. Këto amendamente nuk kanë kaluar në Komisionin për Buxhet, mirëpo ne ju bëjmë thirrje t’i vendosni amendamentet tona për votim në Kuvend. Besojmë thellësisht se amendamentet tona adresojnë problemet reale të qytetarëve. Kanë të bëjnë me arsimin, investimet kapitale, rrjetet e digjitalizimit. Përndryshe, buxhetin si të tillë nuk e votojmë dhe nuk e përkrahim”, tha ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.