KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të RMV-së nuk e miratoi projektrezolutën për respektimin e standardeve në procedurat penale kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, pasi nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje.

Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen, duke penguar kështu shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar të Rezolutës. Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e Frontit Evropian, VLEN-it, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Rexhep Ismail nga “E Majta”, përcjell “Alsat”.

Sipas përfaqësuesve të partive politike shqiptare, mungesa e deputetëve maqedonas ishte e qëllimshme. Debati për këtë çështje është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Kujtojmë se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që sot ishte si një nga propozuesit e rezolutës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.