Lajm i keq për fansat e BMW M, transmisioni manual mund të mos jetë i pranishëm për shumë kohë.
Edhe pse afërsisht 40% e klientëve të modelit M zgjodhën kutinë manuale të shpejtësive në vitin 2025, shefi i modelit M të BMW-së nuk është i bindur se ai transmision ia vlen të mbahet gjallë.
Drejtori i BMW M, Frank van Meel, tha se, nga pikëpamja inxhinierike, manuali “nuk ka kuptim”.
Van Meel vëren se kompania padyshim do ta mbajë manualin edhe për disa vite të tjera për fansat e saj të flaktë, por se mund të mos ketë të ardhme në linjë.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë nga Van Meel.
Në vitin 2024 , kreu i BMW M tha se nëse donin një model M me manual, më mirë ta blinin tani. /Telegrafi/