Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ripërsëriti premtimin se Gaza nuk do të rindërtohet derisa të çarmatoset Hamasi.
“Ne u dakorduam me miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara: Nuk do të ketë rindërtim të Rripit të Gazës para çarmatimit të tij”, tha ai në një fjalim për oficerët që po diplomonin në një bazë ushtarake në jug të Izraelit, raporton ap.
“Së shpejti, Hamas do të përballet me një dilemë: të çarmatoset në mënyrën e lehtë – ose në mënyrën e vështirë. Por ai do të çarmatoset dhe Gaza nuk do të kërcënojë më Izraelin”, shtoi lideri izraelit.
Theksojmë se presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sot në takimin e Bordit të Paqes se në Gaza do të jenë të pranishme forcat ndërkombëtare të stabilizimit
Ndërkohë, gjeneral majori amerikan, Jasper Jeffers, do të jetë drejtues i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.
Ai ka njoftuar se Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria kanë premtuar të dërgojnë trupa për këtë iniciativë.
Për më tepër, Egjipti dhe Jordania, të cilat kufizohen me Rripin e Gazës, janë dakorduar të trajnojnë policinë dhe forcat e sigurisë. /Telegrafi/