Ish-partneri i Juliana Nura, i njohur si Gerti, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike pasi u kap në befasi nga paparacët e emisionit Prive.
Pas lirimit nga burgu, ai është filmuar duke dalë nga një hotel në Prishtina, prej nga më pas është nisur drejt një qendre tregtare, pa e ditur se po ndiqej nga ekipi i emisionit.
Sapo mbërriti në ambientet e qendrës, gazetari iu afrua me disa pyetje të drejtpërdrejta që lidhen me raportin e tij me Julianën dhe polemikat e fundit. Mes tyre ishin edhe dyshimet nëse ajo kishte qenë arsyeja që ai kishte përfunduar pas hekurave në Zvicra, si dhe pretendimet rreth një biznesi parfumi që të dy e kanë përmendur publikisht si pronë të tyre.
I pyetur nëse Xhuli kishte lidhje me problemet e tij ligjore dhe nëse fabrika e saj ishte hapur me paratë e tij, Gerti reagoi i tensionuar. “Me qenë parfumi i tyre e kishin shit, po është biznesi im dhe lërmë rehat sepse unë e ti kemi me u pa tjetërkund”, u shpreh ai me ton kërcënues, ndërsa sipas pamjeve ai shtyu me dorë ekipin e Klan Kosova që po e ndiqte.
– YouTube youtu.be
Deklaratat e tij vijnë pasi Juliana kishte thënë më herët publikisht se “kush ndahet nga ajo përfundon në burg”, një fjali që u interpretua nga publiku si aludim për ish-partnerin e saj. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo kishte deklaruar gjithashtu se parfumi ishte biznes i saj, duke shtuar edhe më shumë mister dhe debat rreth pronësisë së tij.
Ngjarja ka nxitur reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit po diskutojnë jo vetëm për tensionin mes ish-çiftit, por edhe për mënyrën e përballjes së Gertit me kamerat pas lirimit nga burgu. /Telegrafi/