KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Polestar paralajmëron debutimin më të madh të modeleve në histori

Polestar paralajmëron debutimin më të madh të modeleve në histori

Polestar ka pasur një vit të qëndrueshëm në 2025, me shitjet që u rritën me 34% në 60,119 automjete.

Tani marka suedeze ka përshkruar planet për 2026, të cilat përfshijnë fillimin e dërgesave të modelit 5 këtë verë.

Gjithashtu, deri në fund të vitit, një version i ri i modelit 4 “që synon një bazë më të gjerë klientësh duke ofruar më shumë shkathtësi” do të dalë në shitje.

Ndërsa deklarata është mjaft e paqartë, ky version i ri duket se se do të kombinojë “hapësirën e një karavani dhe shkathtësinë e një SUV-i”.

Në fillim të vitit 2027, do të dalë në treg gjenerata e ardhshme 2.

Duke parë më tej në të ardhmen, Polestar synon të lansojë crossover-in kompakt 7 në vitin 2028.

Me sa duket, modeli më emocionues në linjën e premtuar të kompanisë është roadster 6.

Megjithatë, ai nuk do të vijë shpejt.

Theo Kjellberg, Drejtori i Komunikimeve të kompanisë tha: “Fokusi tani është përfundimi dhe nxjerrja në treg e variantit Polestar 4, pasardhësit të Polestar 2 dhe Polestar 7. Pas kësaj, mund të kalojmë te Polestar 6. Pra, sipas kësaj logjike, jo para vitit 2028”.

Kur u përhap lajmi për herë të parë se Polestar do të shiste modelin 6, doli në pah edhe një çmim prej 200,000 dollarësh, duke e bërë atë veturën më të shtrenjtë të kompanisë ndonjëherë.

Meqenëse lansimi i modelit 6 mbetet të paktën disa vite larg, Polestar nuk do të publikojë asnjë specifikim teknik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.