Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Ysabel Society ka nisur një iniciativë humanitare me qëllim mbështetjen e fëmijëve me autizëm.
Përgjatë kësaj përiudhe, restaurantet Italian & Asian në Ysabel Society do të dhurojnë 1euro nga çdo vizitor që i frekuenton gjatë Ramazanit, duke e kthyer çdo darkë në një kontribut real për një kauzë të rëndësishme sociale.
Kjo iniciativë pasqyron angazhimin e Ysabel Society për të qenë pranë komunitetit dhe për tëkontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në çështje me ndikim shoqëror.
Ramazani, si muaj solidariteti dhe reflektimi, përfaqëson një moment të veçantë për të bashkuar forcat dhe për tëmbështetur ata që kanë më shumë nevojë.
Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë mbështetje konkrete për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, duke bashkuar komunitetin rreth një qëllimi të përbashkët.
Gjatë muajit të Ramazanit, Ysabel Society ka vendosur të kontribuojë për të ndihmuar fëmijët me autizëm, duke e ndarë suksesin dhe mbështetjen e arritur në iniciativa që sjellin ndryshimpozitiv dhe të qëndrueshëm në komunitet.
Ysabel Society falënderon të gjithë klientët që kontribuojnë në këtë kauzë dhe thekson se së bashku mund të bëhet një ndryshim i prekshëm në jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.