Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, në ora 21:43 në lagjen “Kolovicë” në Prishtinë.
“Është raportuar se në rrugë është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime. /Telegrafi/