J. Alexander zbuloi se kaloi një sërë problemesh shëndetësore pas pjesëmarrjes në shfaqjen “America’s Next Top Model”.
Ai mori pjesë në këtë shfaqje në vitin 2012, dhe pasi punoi në modë, pësoi një goditje në tru në dhjetor 2022.
“Për 15 vjet pyesja veten se si ta ruaja statusin e një ikone. Përgjigja është e thjeshtë, thjesht duhet të jem autentik, por pastaj gjithçka ndryshoi. Kur pësova një goditje në tru, nuk e dija se ku isha. Kalova pesë javë në koma”, tha ai.
Alexander pretendon se u ngushëllua kur Jay Manuel dhe Nigel Barker e vizituan ndërsa ishte në spital.
“Nuk mund të ecja, nuk mund të flisja. Ishte emocionuese. Qava. Kur më vizituan, m’u kujtua se si e luajtëm shfaqjen së bashku dhe qava sepse më mungonin shumë”, tha ai.
Alexander deklaroi se ishte i lumtur për progresin në shërimin e tij dhe zbuloi se Tyra Banks nuk e kishte vizituar pas goditjes në tru.
“Më mungojnë pistat. Unë jam personi që u mësova modeleve të ecnin. Jam i vendosur të ec përsëri dhe jam i sigurt se do të më shihni përsëri. Ende ka shpresë për mua. Tyra Banks nuk më ka vizituar ende, por më dërgoi një mesazh se do të vijë një ditë”, tha ai. /Telegrafi/