KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

i24news: Izraeli konfirmon se Kosova do të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare për Gazën

i24news: Izraeli konfirmon se Kosova do të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare për Gazën

Kosova do të bëhet pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), një mision shumëkombësh i krijuar për të mbikëqyrur dhe zbatuar armëpushimin në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve të fundit nga media izraelite “i24news”, thuhet se Izraeli ka konfirmuar se Kosova bashkë me Kazakistanin do t’i bashkohen Marokut, Indonezisë, Greqisë dhe Shqipërisë në këtë iniciativë, e cila pritet të jetë funksionale deri në muajin maj.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë mision vjen si vazhdimësi e përfshirjes së saj në iniciativa ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet, përfshirë edhe rolin e saj në Bordin e Paqes, një nismë kjo globale e presidentit amerikan Donald Trump, për zgjidhjen e konflikteve, ku Kosova është një prej shteteve anëtare themeluese.

Në një deklaratë të mëparshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në këtë mision, duke vlerësuar kapacitetet profesionale të trupave kosovare dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuuar në paqeruajtje.

Ai theksoi se ky hap reflekton besimin e vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përkushtimin për paqe.

FSK-ja, e cila ka marrë pjesë edhe më herët në misione jashtë vendit dhe stërvitje ndërkombëtare, do të përfshihet në detyra që lidhen me sigurimin e armëpushimit dhe stabilitetin e zonës së konfliktit.

Vendimi për dërgimin e trupave jashtë vendit bazohet në ligjin në fuqi dhe në vendimet institucionale të Kosovës.

Ky zhvillim është konsideruar si një hap i rëndësishëm për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke forcuar imazhin e saj si partner i besueshëm në misionet paqeruajtëse dhe përpjekjet për zgjidhje të krizave globale.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese buron nga plani 20-pikësh për paqe në Gazë i Trumpit, që është pranuar tetorin e vitit të kaluar nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.