KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kurrë nuk është vonë – britaniku 92-vjeçar sapo ka blerë Porsche e parë, tashmë po mendon për të dytin!

Kurrë nuk është vonë – britaniku 92-vjeçar sapo ka blerë Porsche e parë, tashmë po mendon për të dytin!

T’i përjetosh dhjetë dekadat e jetës dhe të mund të shijosh ende moshën e madhe është vërtet një e rrallë.

Derek Evans ka 92 vjeç, ndërsa gruaja e tij Audrey 94, dhe Porsche i tyre i parë është Macan, i cili iu dorëzua me motor benzine, i blerë në Bournemouth në bregun jugor të Anglisë.

“Gjithmonë e kemi dashur, dhe pastaj menduam, pse jo tani? Gjithashtu, është e mrekullueshme kur posedon një Porsche. Ndihesh sikur je pjesë e një klubi të pabesueshëm”, tha Evans.

Çifti thonë se e shijojnë ndjesinë e fuqisë dhe komoditetit me makinën që ka 265 kuaj fuqi.

Derek ende shkon në palestër dy herë në javë, në një kohë kur shumë bashkëmoshatarë të tij kanë vështirësi të ngrihen nga karrigia.

Së fundmi, Derek Evans madje ka bërë një provë vozitjeje me 911 në një showroom lokal.

Por ai është i interesuar edhe për një Porsche tjetër “Taycan, makinë e mrekullueshme. M’u desh pak kohë për t’u larguar prej saj – por wow, çfarë gjëje!”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.