Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, u shpreh optimist se klienti i tij do të lirohet.
“Ishte një proces i gjatë gjyqësor, një betejë e zgjatur në sallën e gjyqit. Në përfundim, kemi çdo arsye të jemi optimistë për një rezultat shumë pozitiv. Gjithmonë është e pamatur të bëhen parashikime në çështje gjyqësore, pasi vendimi përfundimtar varet nga gjyqtarët. Megjithatë, bazuar në argumentet e paraqitura gjatë 10 ditëve të fundit, si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja, besojmë se kemi të drejtë si në aspektin e provave, ashtu edhe të ligjit. Prandaj, presim një përfundim shumë të favorshëm për klientin tonë”, deklaroi ai.
I pyetur për deklaratat e bëra një natë më parë nga kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, i cili tha se çdo veprim apo mosveprim i institucioneve ka qenë në konsultim me ekipet mbrojtëse, Mishetiq u përgjigj se nuk dëshiron të komentojë çështje të brendshme politike.
Ndërkohë, Thaçi në fjalën e tij para trupit gjykues theksoi se ekziston vetëm një e vërtetë: ai është plotësisht i pafajshëm.
“Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO, ashtu sic ndodhi”, tha ai. /Telegrafi/