KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbrojtja e Kadri Veselit kritikon ashpër ZPS-në për mungesë argumentesh gjatë seancave

Mbrojtja e Kadri Veselit kritikon ashpër ZPS-në për mungesë argumentesh gjatë seancave

Avokati mbrojtës i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka kritikuar ashpër qasjen dhe argumentimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) gjatë seancave të fundit gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Dixon deklaroi se ZPS të hënën pothuajse nuk e përmendi klientin e tij deri në momentet e fundit të paraqitjes së saj.

Sipas tij, pretendimi i prokurorisë se mbrojtja nuk ka trajtuar thelbin e akuzave është i pabazë dhe i padrejtë.

“Kjo nuk është mbrojtje teknike nga ana jonë. Duhet të ketë prova të vlerësueshme në mënyrë që ne t’i testojmë ato. Gjykata nuk mund të shpallë fajësi nëse ajo mbështetet në thashetheme”, u shpreh ai.

Avokati shtoi se pretendimet e drejtpërdrejta dhe ato rrethanore të paraqitura nga ZPS janë të pabazuara dhe nuk përmbushin standardin e kërkuar ligjor për të provuar fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm.

Në përfundim, mbrojtja theksoi se kërkon nga trupi gjykues që të bëjë punën e tij në përputhje me ligjin dhe të mos ndikohet nga pretendime që, sipas saj, nuk mbështeten në prova konkrete.

Po ashtu në orën 13:00 pritet paraqitja e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.