KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Big Brother VIP Albania 5 nis ndryshe, me dokumentar dhe performancë me motive kombëtare nga banorët

Big Brother VIP Albania 5 nis ndryshe, me dokumentar dhe performancë me motive kombëtare nga banorët

Spektakli i së martës i Big Brother VIP Albania 5 ka nisur ndryshe nga zakonisht, duke surprizuar publikun me një hapje emocionuese dhe plot simbolikë kombëtare.

Mbrëmja u çel fillimisht me pamje të shkurtra që rikujtonin momentet kyçe të luftës dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, duke krijuar një atmosferë reflektuese dhe krenarie për shikuesit.

Pas këtij kolazhi historik, skena u gjallërua nga një performancë me motive kombëtare e realizuar nga vetë banorët e shtëpisë më të famshme. Interpretimi kryesor erdhi nga këngëtari Mal Retkoceri, i cili solli këngën e njohur “Pavarësia”, projekt i famshëm i Ilir Shaqiri, duke e shoqëruar me një interpretim plot emocion dhe energji patriotike.

Performanca u plotësua nga një koreografi e veçantë me elemente tradicionale dhe simbolike, e ideuar dhe drejtuar nga balerina e shtëpisë, Selin Bollatii, e cila solli në skenë një kombinim elegant lëvizjesh artistike dhe motiveve kombëtare.

Në fund të hapjes, moderatori i spektaklit uroi publikisht të gjithë shqiptarët e Kosovës me rastin e festës së 17 Shkurtit, duke e kthyer nisjen e spektaklit në një moment festiv dhe domethënës që u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.