Dronët sulmuan disa vende ruse natën e 16-17 shkurtit, përfshirë rafinerinë e naftës Ilsky në Krai Krasnodar, ku shpërtheu një zjarr në shkallë të gjerë.
Sipas kanaleve Telegram të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë, Krai Krasnodar ishte sulmuar nga dronë Liutyi që nga mbrëmja.
Propagandistët rusë pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar më shumë se 20 dronë mbi rajon, transmeton Telegrafi.
Banorët lokal raportuan se dëgjuan më shumë se 10 shpërthime pranë fshatit Ilsky, pas të cilave shpërtheu një zjarr në shkallë të gjerë në rafinerinë lokale.
“Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky si rezultat i sulmit me dron. Nuk pati viktima. Një rezervuar që përmbante produkte nafte u dëmtua. Sipërfaqja totale e zjarrit është rreth 700 metra katrorë”, thuhet në deklaratë nga autoritetet e atjeshme.
U vu re se 72 zjarrfikës, 21 pajisje zjarrfikëse dhe një kamion zjarrfikësish ishin përfshirë në shuarjen e flakëve.
Aeroportet në Krasnodar, Soçi dhe Gelendzhik pezulluan operacionet për të paktën katër orë për shkak të kërcënimit ajror.
Një paralajmërim për sulm ajror u lëshua gjithashtu në Novorossiysk dhe Slavyansk. /Telegrafi/