KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Sot festojmë dhe nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura që kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së

Kurti: Sot festojmë dhe nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura që kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se Kosova po rritet, numri i njohjeve e fuqia e shtetit.

Ai tha se para 18-vjetëve lindi shteti i Kosovës, po lindi i pjekur pasi shumë breza të veprimtarëve kanë punuar e kontribuuar për liri e pavarësi.

“Kosova po rritet. Po rritet numri i viteve të pavarësisë, numri i njohjeve të shtetësisë, ekonomia e vendit, po rritet mirëqenia e qytetarëve e fuqia e shtetit.

Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Kosovës, por lindi e pjekur sepse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata kanë punuar, kontribuar e sakrifikuar që ne të jemi të lirë e të pavarur.

Sot festojmë dhe njëkohësisht nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura të cilat kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së.

Gëzuar pavarësia dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.