Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu uroi qytetarët me rastin e 18-vjetorin e pavarësisë së shtetit.
Haxhiu tha se sot dhe çdo ditë tjetër nderojnë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
“Sot shënojmë 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, mbase një Republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar se liria kërkon angazhim të përditshëm.
Sot dhe çdo ditë tjetër kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që sot gëzojmë.
“Sot nderojmë edhe figurat e larta që kontribuuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, për lirinë dhe pavarësinë. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale, me integritet dhe profesionalizëm”, tha ajo. /Telegrafi/