KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet i kërkuari nga Gjermania, akuzohet për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen

Arrestohet i kërkuari nga Gjermania, akuzohet për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për lëndim të rëndë trupur me pasojë vdekjen dhe vandalizëm.

“Me datën 16.02.2026 zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të Policisë së Kosovës, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas i Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë për veprat penale ‘lëndim i rëndë me pasojë vdekjen’ dhe ‘vandalizëm’”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari u dërgua në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.