KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man City tashmë e ka gjetur pasuesin e Pep Guardiolës

Man City tashmë e ka gjetur pasuesin e Pep Guardiolës

Manchester City nuk dëshiron që ndarja me Pep Guardiolën t’i marrë në befasi, dhe tashmë ka zgjedhur trajnerin që synon të udhëheqë projektin e ardhshëm në ‘Etihad Stadium’.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit sportivë të ‘citizens’ e kanë të shkruar një emër në listën e prioriteteve, Enzo Maresca.

Trajneri italian njeh mirë filozofinë e klubit dhe funksionimin e strukturave në Mançester, gjë që e vendos atë qartë në arenën e kandidaturave për ta zëvendësuar Guardiolën.

Aktualisht Maresca është pa skuadër, pas një përvoje të trazuar te Chelsea, ku shkarkimi i tij u shoqërua me rezultate të dobëta dhe mosmarrëveshje të forta me drejtuesit e klubit londinez.

Emri i Marescas ka qenë në radarin e disa klubeve të Ligës Premier në javët e fundit.

Ai ishte konsideruar edhe për të marrë drejtimin e Tottenhamit, por ajo mundësi u përjashtua totalisht ditët e fundit.

Rrethi i trajnerit do ta mirëpriste me shumë interes një rikthim në Manchester, ku ai do të përballej me sfidën më të madhe të karrierës së tij.

City e vlerëson lart qasjen e tij taktike dhe aftësinë për të siguruar vazhdimësinë e suksesit që pritet të lërë pas Guardiola.

Plani është hartuar dhe lëvizjet mund të përshpejtohen në rast se Guardiola vendos të përmbyllë ciklin e tij që këtë verë.

Manchester City dëshiron të shmangë me çdo kusht boshllëkun e pushtetit dhe kaosin që e kanë përjetuar disa klube të mëdha në Angli pas largimit të trajnerëve historikë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.