Ideatori i monumentit simbolik të pavarësisë NEWBORN, Fisnik Ismajli, ka prezantuar konceptin artistik që pritet të shënojë 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në një postim në rrjete sociale, Ismajli ka ndarë një referencë për artin japonez “Kintsugi”, një teknikë tradicionale e riparimit të objekteve të thyera me ar, e cila simbolizon shërimin, qëndrueshmërinë dhe rritjen e vlerës pas përballjes me sfida.
Sipas tij, ky koncept synon të reflektojë rrugëtimin e Kosovës ndër vite, duke theksuar forcimin dhe transformimin e saj përmes vështirësive.
Monumenti NEWBORN ndryshon çdo vit pamjen dhe mesazhin për të shënuar përvjetorin e pavarësisë, duke shërbyer si platformë artistike për reflektim shoqëror dhe simbolik. /Telegrafi/