Xhiro e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të mbyllet sot me një ndeshje që ka mbetur për t’u luajtur.
Lideri aktual i kampionatit, Ballkani është nikoqir i Malishevës në duelin që do të startojë nga ora 13:00.
Suharekasit duan fitoren në mënyrë që të shtojnë diferencën me pikë ndaj Prishtinës dhe Dritës.
Nga ana tjetër një fitore eventuale e skuadrës së Elon Berishës do të bënte që edhe ata të përfshiheshin në garë për titull të kampionit, pasi distanca do të zvogëlohej në tre pikë mes dy skuadrave. /Telegrafi/