KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Vizita e parë si kryediplomat në Munih, Konjufca: Forcimi i Kosovës fuqizon Aleancën Perëndimore

​Vizita e parë si kryediplomat në Munih, Konjufca: Forcimi i Kosovës fuqizon Aleancën Perëndimore

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se vizita e tij e parë jashtë Kosovës në cilësinë e kryediplomatit ka qenë në Munih të Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), një nga forumet më të rëndësishme globale për çështjet e sigurisë.

Konjufca tha se pjesëmarrja e Kosovës në MSC, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shërbeu si mundësi për shkëmbim pikëpamjesh me partnerët ndërkombëtarë mbi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me aleatët, në përballje me sfidat rajonale dhe evropiane të sigurisë.

Sipas tij, në një rend botëror që po riformësohet, forcimi i Kosovës brenda Aleancës Perëndimore kontribuon në fuqizimin e aleancës veri-atlantike përballë sfidave të reja gjeopolitike.

“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëjë aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik”, ka shkruar Konjufca.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.