KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dua Lipa i bën partnerit dedikim të veçantë për ditëlindje

Dua Lipa i bën partnerit dedikim të veçantë për ditëlindje

Dua Lipa ndau me publikun një pamje më personale të lidhjes së saj me të fejuarin, Callum Turner, me rastin e ditëlindjes së aktorit.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa fotografi romantike të çiftit, të shoqëruara me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, përgjithmonë”.

Çifti u shfaq së fundmi së bashku në tapetin e kuq të ‘Berlin International Film Festival 2026’, në premierën e filmit Rosebush Pruning, ku Turner ka një nga rolet kryesore.

Foto: Instagram

Paraqitja e tyre tërhoqi vëmendje të madhe mediatike, sidomos pas konfirmimit të fejesës në qershor 2025.

Në një intervistë, këngëtarja u shpreh se vendimi për të ndërtuar një jetë së bashku dhe për të qenë “miqtë më të mirë përgjithmonë” është një ndjenjë shumë e veçantë për të.

Thashethemet për fejesën kishin nisur që në fund të vitit 2024, kur ajo u pa me një unazë në gishtin e fejesës, të cilën më vonë e përmendi edhe vetë, duke thënë se simbolizon sa mirë e njeh partneri i saj.

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike në fillim të vitit 2024, çifti ende nuk ka bërë të ditur një datë zyrtare për martesën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.