Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
“Ndeshja me Young Boys brenda në Elbasan 1-1 rezultati kemi qenë duke fituar më duket dhe na barazojnë”.
Jashanica ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të tij si futbollist profesionist, periudhën kur rezultoi pozitiv me doping dhe dënimin që mori.
“Pas ndeshjes normalisht që testet, pastaj ishte shorti. Unë edhe Orges Shehi kemi qenë në ndeshje. Po fati jonë i keq që nuk jemi lajmëruar, se unë në ditën e ndeshjes në mëngjes kur jam zgjuar njëfarë alergjie më ishte skuqur trupi”.
“Nuk dija as çfarë kishte ndodhur, rashë shumë mirë, por kur u zgjova diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë”.
“Edhe me doktorin e klubit, normal duke biseduar edhe kështu-kështu duhet me marrë një gjilpërë për me reagu që me qenë i gatshëm”.
“Po që fati im i keq që kishte qenë e ndaluar. Jo shkaku i rritjes së performancës në ndeshje të lojtarit, po shkaku që me e ruajt shëndetin e lojtarit”.
“Për këtë shkak është që kam qenë për pesë orë në seli të UEFA-s në gjyq. Çfarë është folur aty, për shembull për mua, mendonim me ulë pak dënimin sepse ka qenë dy vjet”, ka rrëfyer Jashanica mes tjerash.
Episodin e plotë me Bajram Jashanicën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com