Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me ndeshjet e xhiros së 20-të, ku tre janë në program për t’u zhvilluar.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit, por ky duel luhet me fillim nga ora 18:00.
Gjithsesi para se të shohim derbin rajonal në ‘Fadil Vokrri’, na presin dy sfida shumë interesante nga ora 13:00.
Dukagjini dhe Gjilani përballen në Klinë, në një duel ku dy kuadrat kërkojnë maksimumin e pikëve.
Sfidë tejet interesante dhe tejet vendimtare është edhe ajo mes Prishtinës së Re dhe Ferizajt, ku pikët vlejnë shumë për mbijetesën. /Telegrafi/