Pas diskutimeve të zhvilluara në Prime, Ledion Liço i bëri të ditur Kristit vendimin e marrë nga Vëllai i Madh.
Kristi do të përballet me një nominim special, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë nëse ai do të rikthehet sërish në shtëpi apo jo.
Vëllai i Madh i bëri të qartë gjithashtu se kjo është mundësia e fundit që i jepet Kristit, për shkak të sjelljeve të tij të përsëritura gjatë kohës në lojë.
Kristi komentoi situatën me sinqeritet: “Patjetër që këto janë gabim. Disa veprime janë gabim. Nuk duhet t’i kisha bërë. Dua të tregoj vetëm atë anë, bardh e zi”. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com